Në Spitalin e Pejës 8 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Peja

Në Spitalin e Pejës 8 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 09:16
Peja

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 73 pacientë me koronavirus, prej tyre 29 janë në oksigjenoterapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19 aktualisht po trajtohen 73 pacientë. 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 189 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat