Në fshatin Llugagji të Pejës, Bajramin e festojnë së bashku myslimanë e katolikë

Peja

Në fshatin Llugagji të Pejës, Bajramin e festojnë së bashku myslimanë e katolikë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 18:46
Banorët e fshatin Llugagji të Pejës

Në fshatin Llugagji të Pejës në një familje tradita e festimit të Bajramit nuk është shumë e zakonshme.

Kryefamiljari Nezir Berisha thotë se tradita e festimit së bashku mysliman e katolik në këtë fshat është shumë e lashtë.

“Jemi vëllezër të një gjaku. Nuk ka festë që ne nuk shkojmë të ta e ata nuk vijnë tek ne. Kemi respekt të madh për njëri tjetrin. Duhet të na kenë lakmi edhe të tjerët”, tha Berisha,

Berisha thotë se ka raste kur shkojnë në kishë bashkë me vëllezërit katolikë dhe pothuajse gjithmonë u shkojnë për urime në shtëpi për festat e besimit katolik.

Banori me përkatësi myslimane në Llugagji tregon një rast kur Bajrami dhe një festë katolike kanë rastisur në të njëjtën ditë me ç’rast ata kanë ndarë odën dhe drekën festive e kanë ngrënë së bashku.

Bekim Syla me përkatësi të besimit katolik i cili ishte prezentë në festën e familjes së Nezir Berishës thotë se ka ardhur të urojë kushërirat me përkatësi myslimane.

“Ne i festojmë festat së bashku dhe nuk kem asnjë dallim, ashtu siç nuk kemi dallime edhe në pamje fizike”.

Syla thotë se besimi është individual dhe e rëndësishme sipas tij është se ka një Zot.

“Ne jemi vëllezër. Besimi është kulturë por me rëndësi është që ka një Zot”, shton më tej Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat