Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë: Situata çdo ditë po rëndohet, po mbingarkohemi me pacientë të infektuar

Peja

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë: Situata çdo ditë po rëndohet, po mbingarkohemi me pacientë të infektuar

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, përmes një postimi në Facebook, shkruan se në këtë qytet çdo ditë e më shumë po rritet numri i të infektuarve me COVID-19.

“Situata në qytetin tonë po bëhet çdo ditë e më e rëndë duke u rritur maksimalisht numri i të infektuarve me Covid 19. Institucionet shëndetësore në Pejë në të dy sistemet (primar dhe sekondar) janë të mbingarkuara me pacientë të infektuar me Covid 19 dhe të dyshuar në bazë të simptomatologjisë”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.

Prandaj, kjo drejtori njofton se nga nesër do të jetë i hapur aneksi I Qendres së Mjekësisë Familjare 5.

“Duke u nisur nga situata e rëndë nga dita e nesërme me orar 07:00-24:00 do të jetë i hapur aneksi i QMF-5 Fidanishte vetëm për aplikim të terapisë së përshkruar nga reparti infektiv dhe i pulmologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë për pacientët e infektuar. Këtë vendim e morëm për të lehtësuar punën e këtyre dy reparteve mjekësore si dhe për t’u gjendur sa më afër pacientëve në nevojë në këto ditë kritike që po kalojmë”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat