Loci: Gjendja me COVID-19 në Pejë është më e rëndë se që e paraqet IKSHPK-ja

Peja

Loci: Gjendja me COVID-19 në Pejë është më e rëndë se që e paraqet IKSHPK-ja

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 09:30
Spitali i Pejës

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, ka thënë se nuk janë të kënaqur me testimet që po bën IKSHPK-ja për COVID-19.

“Gjendja në Pejë paraqet shqetësim për qytetarët nga fillimi i pandemisë. Mundësia për testim është e paarritshme”, ka thënë Loci.

“Është një nga shqetësimet e përditshme, pacientët e sëmurë sillen dhe e kanë të pamundshme që të testohen. Gjatë ditës së sotme janë marrë katër mostra dhe tre kanë dalë pozitivë Kjo tregon se gjendja nuk është siç e paraqet IKSHPK”.

“Gjendja është e rënduar. Nuk mund të thuhet se ka rënë numri i të infektuarve. Dega e Pejës është anashkaluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat