Nurboja: Në Komunën e Pejës, 160 raste aktive me coronavirus – 21 të vdekur që nga fillimi i pandemisë

Peja

Nurboja: Në Komunën e Pejës, 160 raste aktive me coronavirus – 21 të vdekur që nga fillimi i pandemisë

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 07:26
Adnora Nurboja

Drejtoresha e IKSHPK në Rajonin e Pejës, Adnora Nurboja ka thënë se në Rajonin e Pejës që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 870 raste me COVID-19.

“Për momentin janë 255 raste aktive në tërë rajonin ndërsa 573 të tjerë janë shëruar. Fatkeqësisht në rajon janë të vdekur 42 persona që kanë pasur infeksion edhe me COVID-19”, tha ajo.

Nurboja thotë se nga komuna e Pejës janë ankuar për mungesën e mjaftueshme të testeve por sipas saj IKSHPK vepron në bazë të protokolleve.

“Testohen vetëm personat me simptoma të shprehura dhe ata që referohen nga mjekët për testim”.

Drejtoresha e IKSHPK thotë se publikimi i emrave që kanë rezultuar pozitiv apo negativ është veprim që shkelë privatësinë e atyre personave dhe me këtë punë duhet të merret prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat