16 persona në gjendje të rëndë me koronavirus në Spitalin e Pejës

Peja

16 persona në gjendje të rëndë me koronavirus në Spitalin e Pejës

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 10:02
Ilustrim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar raportin e pacientëve me COVID-19.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 58 pacientë me koronavirus, 43 prej tyre janë me oksigjenoterapi, 2 janë në respiratorë, ndërsa 16 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 58 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 43 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

6 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 224 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat