Në Spitalin e Pejës 63 pacientë me COVID-19, prej tyre 15 në gjendje më të rëndë

Peja

Në Spitalin e Pejës 63 pacientë me COVID-19, prej tyre 15 në gjendje më të rëndë

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 09:36
Ilustrim

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajnohen 63 pacientë me COVID-19, prej tyre tre pacientë janë në respirator, 49 në oksigjeno-terapi dhe 15 në gjendje më të rëndë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë vikendit 11 lindje kanë qenë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 6 lindje kanë qenë normale dhe 5 me prerje cezariane. Janë lindur 11 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Po gjatë vikendit, 563 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, nga këta 51 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

385 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 3,870 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat