Aksident në Pejë, lëndohet një person

Peja

Aksident në Pejë, lëndohet një person

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën transit – në drejtim të Rozhajës, ka përfunduar me një person të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Në orën 18:16 në rrugën e transitit, në drejtim të rrugës për Rozhajë, ka ndodhur një aksident mes dy veturave, me ç’rast një person është lënduar. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore. Hetuesit e aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat