Situatë e rëndë në Spitalin e Pejës: 15 pacientë në gjendje kritike nga koronavirusi

Peja

Situatë e rëndë në Spitalin e Pejës: 15 pacientë në gjendje kritike nga koronavirusi

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Tre pacientë me COVID-19 që po trajtoheshin në Spitalin e Pejës janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Siç bën të ditur ky spital, aktualisht atje po trajtohen 58 pacientë me COVID-19

Sa i përket gjendjes së tyre, 2 nga pacientët janë në respiratorë, 44 pacientë janë në oksigjeno -terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 185 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Njoftimi i plotë:

3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 58 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 44 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 185 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore fhe 2 të gjinisë femërore.

203 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,277 analiza, ndërsa janë kryer 5 Operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 112 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 87 Rëntgena, 14 EHO dhe 11 CT-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat