Kush ishte 61-vjeçari që u gjet dje i vrarë në Pejë, policia jep detaje

Peja

Kush ishte 61-vjeçari që u gjet dje i vrarë në Pejë, policia jep detaje

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, thotë se rreth orës 17:00, është informuar se në rrugën ‘Eqrem Qabej’ nё Pejë, ёshtё parë njё person i gjakosur.

“Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë menjëherë iu kanё përgjigjur vendngjarjes. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur me (1959). Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat