8 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Peja

8 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 09:11
Foto Ilustrim

Spitali rajonal i Pejës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë marrë trajtim mjekësor emergjën 613 pacientë.

Në njoftimin e spitalit theksohet se gjatë vikendit kanë qenë 12 lindje.

Ndërkaq sa i përket gjendjes me Covid-19 ky spital njofton se është shëruar 1 pacientë dhe janë duke u trajtuar 37 të tjerë.

Në anën tjetër Spitali Rajonal i Pejës njofton se në gjendje të rëndë janë 8 pacientë.

Njoftimi i plotë

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 613 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

60 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 7 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 12 foshnje 7 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

378 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,199 analiza, ndërsa janë kryer 12 Operacione.

Gjatë vikendit të fundit janë kryer 289 shërbime Radiologjike dhe atë 185 Rëntgen, 81 Eho dhe 23 Ct-ja

1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 23 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 4 Infermierë dhe 2 punëtor Shërbimeve Teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat