Grumbullohen rreth 800 persona në Pejë, intervenon policia

Peja

Grumbullohen rreth 800 persona në Pejë, intervenon policia

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 10:10
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë në Pejë janë grumbulluar rreth 800 persona, duke mos respektuar masat për parandalimin e COVID-19.

Policia njofton se personat ishin kryesisht të moshës së re.

“Njësitë policore kanë dalë në atë lokacion ku ishin të grumbulluar 600 rreth 800 persona kryesisht të moshës se re. Aty nuk ishte duke u respektuar masat për parandalimin e Covid-19. Policia ka shoqëruar në stacion policor pronarët e lokaleve si dhe kanë bërë shpërndarjen e masës, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat