Në spitalin e Pejës, 5 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë - Bota Sot
Në spitalin e Pejës, 5 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Peja

Në spitalin e Pejës, 5 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 08:39
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 8 pacientë janë shëruar kurse 22 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar me COVID-19. Një pacientë është në respirator, 17 në oksigjeno-terapi dhe nga këta 5 në gjendje më të rëndë.

Siç njofton Spitali, gjatë vikendit 198 pacientë kanë marrë trajtim shëndetësorë emergjent, ndërsa prej tyre 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejmë.

Njoftimi:

8 Pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

217 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,917 analiza.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 121 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 85 Rëntgena, 22 EHO dhe 14 CT-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat