20 pacientë me COVID-19 po trajtohet në Spitalin e Pejës, 4 janë në gjendje të rëndë

Peja

20 pacientë me COVID-19 po trajtohet në Spitalin e Pejës, 4 janë në gjendje të rëndë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 09:28
Ilustrim

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 pacientë nga Covid-19, ndërsa aktualisht janë duke u trajtuar në këtë spital 20 pacientë, e prej tyre 4 janë në gjendje më të rëndë.

Raporti i plotë:

4 Pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 11 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

173 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,471 analiza.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 142 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 90 Rëntgena, 37 EHO dhe 15 CT-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat