16 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 2 në gjendje më të rëndë

Peja

16 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 2 në gjendje më të rëndë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar raporton 24-orësh të pacientëve me koronavirus.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 16 pacientë me koronavirus, ku dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, nëntë pacientë të tjerë janë në oksigjeno-terapi.

Po ashtu në mesin e të infektuarve janë edhe katër persona nga personeli mjekësor.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

22 ka qenë numri i lindjeve gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 13 lindje kanë qenë normale dhe 9 me prerje cezariane. Kanë lindur 22 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 12 të gjinisë femërore.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 613 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

61 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

374 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,128 analiza, ndërsa janë kryer 10 Operacione.

1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 2 Infermiere dhe 1 punëtor i Shërbimeve Teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat