Gjykata merr vendim babanë dhe të birin që ngacmuan seksualisht dhe keqtrajtuan fizikisht një grua në Pejë

Peja

Gjykata merr vendim babanë dhe të birin që ngacmuan seksualisht dhe keqtrajtuan fizikisht një grua në Pejë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:41
Foto Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për dy të dyshuar për veprën ngacmim seksual dhe dhunë në familje.

Dy persona, babë e bir në Pejë po dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht dhe e kanë keqtrajtuar fizikisht një grua.

Sipas njoftimit të gjykatës tashmë është marrë vendimi për masën e arrestit shtëpiak.

Siç bën të ditur Gjykata Themelore në Pejë, i pandehuri I.M., nga data 24.01.2020 e në vazhdimësi gjer me datë 15.09.2020, ngacmon seksualisht personin tjetër dhe atë nusen e djalit të tij, në atë mënyrë që pasi kjo e fundit ishte martuar me djalin e tij, i pandehuri deri sa e dëmtuara ishte vetëm në shtëpi shkon dhe e ngacmon ndërsa e dëmtuara e refuzon deri sa nga shqetësimi i madh vendos ta lajmëroj policinë.

“Me këto veprime i pandehuri I.M dyshohet se ka kryer vepër penale ngacmim seksual”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, i pandehuri B.M., në vazhdimësi ndaj anëtarit të familjes, këtu të dëmtuarës me të cilën ishte e martuar që rreth dy vite, ushtronte dhunë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik në mënyrë sistematike duke ju drejtuar me fjalë të ndryshme dhe në mënyrë të vazhdueshme duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit për çka e njëjta detyrohet të marrë edhe qetësues.

“Me këto veprime i pandehuri B.M dyshohet se ka kryer vepër penale ngacmim seksual”, bën të ditur gjykata.

Të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat