​“Kontrolli i transportit publik”, Policia tregon sa gjoba i shqiptoi

Peja

​“Kontrolli i transportit publik”, Policia tregon sa gjoba i shqiptoi

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor pran Drejtorisë Rajonale në Pejë, që nga data 21.09.2020 ka filluar implementimin e planit operacional për shtimin e masave në kontrollin e transportit publik. Ky aktivitet policor është marr me fillimin e fazës së dytë të procesit mësimor të vitit shkollor 2020/21, ku kemi edhe rritje të numrit të udhëtarëve dhe të nxënësve që shfrytëzojnë mjetet e transportit publik.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se datë më 21.09.2020 në orët e mëngjesit është filluar me aktivitetin policor, duke bërë kontrollin detal te të gjitha subjekteve që ofrojnë transport publik (autobus, kombibus, si dhe taksive), e që sipas vendimeve të Qeverisë obligohen të punojnë me kapacitet të përgjysmuar sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo qytetar.

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës gjegjësisht Njësia e Komunikacionit Rrugor në Pejë, në implementim të këtij plani gjatë ditës së parë të aktivitetit, ka lëshuar 7 (shtatë) fletë gjoba për pronarët e kompanive të transportit publik në Pejë, njëkohësisht janë lëshuar edhe fletë gjoba për udhëtar që nuk kanë respektuar ligjin anti-COVID, për mos bartjen e maskave.

Vlen të ceket se aktiviteti i tillë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat