20 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, dy në gjendje të rëndë

Peja

20 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, dy në gjendje të rëndë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 20 pacientë me COVID-19. Nga spitali kanë treguar se 8 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 2 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa dy persona janë shëruar nga infektimi i virusit korona.

“Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 8 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat