Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Peja

Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 08:14
Foto

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 20 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së tyre, nëntë pacientë janë në oksigjeno- terapi dhe nga këta një pacient është në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

262 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,984 analiza, ndërsa janë kryer tri operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 130 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 83 Rëntgena, 41 EHO dhe 19 CT-ja.

Pesë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur pesë foshnje, tri të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat