Në Spitalin e Pejës 37 pacientë me COVID-19, tre në gjendje më të rëndë

Peja

Në Spitalin e Pejës 37 pacientë me COVID-19, tre në gjendje më të rëndë

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 08:33
Foto

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 37 pacientë me coronavirus, prej tyre 23 janë në oksigjenoterapi dhe tre në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Janë lindur 5 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,397 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

141 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë  93 Rëntgena, 28 EHO dhe 21 CT-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat