​68 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë

Peja

​68 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

68 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga ta 59 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 10 të tjerë janë në gjendje më të rëndë. Kështu bëjnë të ditur nga Spitali i Pejës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 250 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat