​76 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje më të rëndë

Peja

​76 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje më të rëndë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 08:58
Ilustrim

76 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. nga spitali kanë treguar se 68 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 15 janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu nga spitali kanë treguar se 2 pacientë janë shëruar nga virusi korona.

“Aktualisht po trajtohen 76 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 68 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve në Spitalin e Pejës 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat