I quajti partizanë, OVL e UÇK-së protestojnë para zyrës së Gazmend Muhaxherit

Peja

I quajti partizanë, OVL e UÇK-së protestojnë para zyrës së Gazmend Muhaxherit

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 14:13
OVL e UÇK-së protestojnë para zyrës së Gazmend Muhaxherit

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri në një debat televiziv kishte thënë “Nga koha e Ethem Çekut, kur kanë hyrë partizanët e dytë”, shprehje kjo që është pranuar si fryerje nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Pejë.

Për këtë ata kanë dalë edhe në protestë ku kanë thënë se nuk është hera e parë që kryetari i kësaj komune, Muhaxheri ka etiketuar ushtarët e lirisë.

Me parulla në duar ata kanë protestuar para objektit të komunës për ta kundërshtuar gjuhën e Muhaxherit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat