Policia arreston kërcënuesen e Gazmend Muhaxherit

Peja

Policia arreston kërcënuesen e Gazmend Muhaxherit

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 14:55
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ishte kërcënuar gjatë ditës së djeshme, përmes rrjeteve sociale.

Por policia ka njoftuar se tashmë është arrestuar një femër e dyshimtë, lidhur me këtë rast.

Në një përgjigje të dhënë për media, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se pas veprimeve hetimore që ka ndërmarrë policia një person (gjinia femër) është identifikuar më pas arrestuar dhe intervistuar në Stacionin Policor të Pejës.

Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, personi në fjalë më pas është liruar.

“Po është arrestuar, intervistu dhe me urdhër të Prokurorit rasti është procesu në procedurë të rregullt”, tha ai.

Gashi shtoi se rasti është cilësuar si ‘Kanosje’ teksa janë duke u zhvilluar hetimet edhe për një të dyshuar tjetër, që është në kërkim të policisë.

Ndryshe i pari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dje mori dy kërcënime të njëpasnjëshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat