​117 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje më të rëndë

Peja

​117 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje më të rëndë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

117 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 97 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

E gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës tre pacientë janë shëruar nga COVID-19.

“Aktualisht po trajtohen 117 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 97 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat