130 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë

Peja

130 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 09:06
Ilustrim

130 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. nga spitali njoftojnë se 3 pacientë janë në respiratorë dhe 105 të tjerë janë në okisgjeonterapi. Ndërsa nga ta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga COVID-19 janë prekur edhe personeli shëndetësorë në këtë spital. Janë 28 punëtorë të personelit shëndetësorë që janë infektuar me virusin SARS CoV2. Bëhet fjalë për infektimin e 110 mjekëve, 10 infermierëve dhe 8 punëtorëve të shërbimit teknik.

Ndërkohë që raportohet edhe për shërimin e 10 pacientëve të infektuar me këtë virus.

“10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 130 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 105 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 28 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 10 Infermier dhe 8 punëtor të Shërbimit Teknik”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 211 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat