​124 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 19 në gjendje më të rëndë

Peja

​124 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 19 në gjendje më të rëndë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 08:28
Spitali i Pejës

124 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali bëjnë të ditur se 3 pacientë janë në respirator dhe 101 janë në oksigjenoterapi.

Ndërsa 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 124 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në Respirator, 101 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërsa, gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 515 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat