117 pacientë po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

Peja

117 pacientë po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë 24 orëve në këtë spital janë duke u trajtuar 117 pacientë e prej tyre 4 janë në respirator, 91 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu bëhet e ditur se nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 29 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 12 Infermier dhe 7 punëtor të Shërbimit Administrativ dhe Teknik.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 4 me prerje cezariane.

Kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,797
analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.
121 shërbime radiologjike janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe atë: 94 rëntgen, 18 EHO dhe 9 CT-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat