Digjet balona me ngjyrat e flamurit të Jugosllavisë në Pejë

Peja

Digjet balona me ngjyrat e flamurit të Jugosllavisë në Pejë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një balonë e cila ishte vendosur në hyrje të qytetit të Pejës, e menduar si instalacion nga institucionet komunale, mori kritika të shumta në rrjete sociale.

Kjo balonë mbante ngjyrat e flamurit të Jugosllavisë, e pikërisht për shkak pati edhe polemika të shumta.

“Po balonës i është vënë flaka. Por nuk dihet nëse për ndonjë problem teknik të rrymës, apo motorrit, apo është zjarrëvënie”, ka thënë, Zëvendës Drejtori i Policisë në Rajonin e Pejës, Veton Elshani.

Kujtojmë që ky instalacion kishte për qëllim t’u uronte mirëseardhje të gjithë atyre që do të shkonin në qytetin e bukur të Pejës, por që doli të jetë ide jo e mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat