Situatë kritike në Spitalin e Pejës, 19 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Peja

Situatë kritike në Spitalin e Pejës, 19 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Spitali i Pejës ka publikuar raportin ditor.

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 124 pacientë me koronavirus.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve janë shëruar nëntë pacientë me koronavirus, përderisa dy janë në respirator, 19 në gjendje më të rëndë dhe 99 janë në oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

9 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19.

124 pacientë  janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator, 99 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 30 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 13 Infermier dhe 7 punëtor të Shërbimit Administrativ dhe Teknik.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 193 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale. Kanë lindur 2 foshnje, 2 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

276 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,734 analiza.

179 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe atë: 124 Rëntgen, 36 EHO dhe 19 CT-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat