Policia në Pejë me fushatë vetëdijsuese për inkurajimin e komuniteteve për konkurset e ardhshme në PK

Peja

Policia në Pejë me fushatë vetëdijsuese për inkurajimin e komuniteteve për konkurset e ardhshme në PK

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 08:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është duke realizuar  fushatë  në  përkrahje të kandidateve potencial për të aplikuar në Policinë e Kosovës.

Me qëllim të sensibilizimit dhe informimit  për aplikim  në  Policinë e Kosovës, gjatë ditëve të fundit në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Pejë  po realizohet fushatë vetëdijësuese  për inkurajimin e kandidatëve të  rinjë të cilët mund të aplikojnë në Policinë e Kosovës.

Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë prezantim për mënyrën e aplikimit  me qëllim të inkurajimit të kandidateve që të shfrytëzojnë mundësitë që të jenë pjesë e konkurseve të ardhshme të Policisë.

Gjatë fushatës, është prezantuar  procesi i rekrutimit si dhe pjesëmarrësve iu janë shpërndarë broshura me udhëzues  rreth mënyrës së aplikimit dhe fazave të testimit.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, inkurajon të gjithë të interesuarit që pasi te hapet konkursi (i cili pritet të hapet) të aplikojnë në Policisë së Kosovës, thuhet ne njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat