Personi që u plagos në Pejë dërgohet në QKUK

Peja

Personi që u plagos në Pejë dërgohet në QKUK

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 22:59
Foto

Personi që mori plagë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhen në mbrëmje në çarshinë e gjatë në Pejë, është dërguar për trajtim të mëtejmë drejt Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin për “RADIO 1”, e konfirmon mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës, Rifat Dreshaj i cili edhe foli për gjendjen e personit të plagosur.

Dreshaj tha se plumbi ka kaluar tej për tej nga ana e abdomenit.

Ndërkaq ka shtuar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Kemi pranuar personin në fjalë, i plagosur nga arma e zjarrit. Plumbi ka kaluar tej për tej nga ana e abdomenit. I nevojitet trajtim më specifik mejkësorë dhe e kemi nisur për në QKUK. Deri në momentin e nisjes pra, konfirmojmë se ndodhet në gjendje stabile, për momentin jashtë rrezikut për jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat