Dëshmitarja flet për vdekjen e pejanit nga goditja e trenit: Një orë qëndroi i ulur në hekurudhë

Peja

Dëshmitarja flet për vdekjen e pejanit nga goditja e trenit: Një orë qëndroi i ulur në hekurudhë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 23:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është goditur sot për vdekje nga treni në Pejë, ndërkaq dëshmitarët thonë nga vendi i ngjarjes se viktima ka shfaqur sjellje depresive gjatë ditës.

Dëshmitarja B.G tha se viktima ka qëndruar ulur sot në hekurudhë.

“Ka qëndruar një orë ulur në hekurudha, e kemi pa që ka sjellje depresive e kemi lajmëruar Policinë e Kosovës. Kanë ardhë ka ora 17:00 e kanë larguar një herë nga hekurudhat, Policia u dasht me marrë me dërgu në shtëpi e jo me leju me ardhë deri në këtë pikë”, tha dëshmitarja.

Ajo shtoi po ashtu se viktima ishte invalid.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:35.

Sipas Gashit, dyshohet se viktima i ka dalë trenit përpara.

“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat