LDK-ja në Pejë merr më së shumti vota nga diaspora

Peja

LDK-ja në Pejë merr më së shumti vota nga diaspora

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 20:08
Gazmend Muhaxheri, Gazmend Agusholli

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Komisionin Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në Komunën e Pejës i pari me votat e diasporës ka dalë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri me 231 vota.

I dyti është Gazmend Agusholli i Lëvizjes Vetëvendosje me 71 vota, i treti radhitet Rrustem Berisha (AAK) me 55 vota.

Ndërsa me asnjë votë janë këta kandidatë: Gani Veselaj, Drena Podrimçaku (PB) si dhe Kreshnik Husaj (PDU).

Në rezultatin e rregullt këtë komunë e ka fituar Muhaxheri i LDK-së me 22,778 vota, ndërsa i dyti është Agusholli me 8,431 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat