Sot dhjetë vjet u themelua Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”

Peja

Sot dhjetë vjet u themelua Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 12:02
Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”

Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” sot e ka shënuar dhjetë vjetorin e themelimi me një ceremoni.

Rektori Armand Krasniqi ka theksuar se asnjëherë nuk janë dorëzuar gjatë një dekade të ekzistencës.

“Është nder dhe kënaqësi të jem para jush me rastin e 10-vjetorit të themelimit të këtij universiteti. Kjo dekadë ka qenë e mbushur me sfida në përpjekjet për të arritur më të mirën, por kishte edhe dështime”.

“Asnjëherë nuk jemi dorëzuar dhe as nuk do të do të dorëzohemi për progresin e rinisë dhe vendit tonë. Kemi një rini që meriton arsim cilësor, një rini që dëshiron të ec para me hapat e bashkëmoshatarëve të vet  evropianë, keni një rini që po na bënë krenar para botës, kësaj rinie i kemi borxh çdo sakrificë dhe përkushtim”.

“Synimi ynë nuk është që vetëm të bëhemi pjesë integrale e barabartë e strukturës kombëtare të njohurive të ekspertizës dhe kompetencave të bazuara në standardet evropiane të vlefshme brenda zonës evropiane të arsimit,  por një universitet referent në vet rajonin dhe më gjerë”,ka thënë Krasniqi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat