​Inspektohen lokalet në Pejë, mbyllen 3 lokale dhe shqiptohen 80 gjoba

Peja

​Inspektohen lokalet në Pejë, mbyllen 3 lokale dhe shqiptohen 80 gjoba

Më: 10 janar 2022 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Sipas një njoftimi të policisë, në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, gjatë vikendit, Policia e Drejtorisë Rajonale në Pejë, së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Pejës.

“Njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar 61 lokale në këtë zonë. Gjatë inspektimit janë mbyllur nga inspektorët 3 lokale, janë shqiptuar 4 gjoba për persona juridik, dhe shtatëdhjetë e 73 gjoba për persona fizik.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat