LDK e PDK bëjnë koalicion në Pejë, ja si do t’i ndajnë drejtoritë

Peja

LDK e PDK bëjnë koalicion në Pejë, ja si do t’i ndajnë drejtoritë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 12:04
Xhavit Haliti dhe Gazmend Muhaxheri

LDK dhe PDK në Pejë kanë arritur koalicion për bashkëqeverisje në katr vitet e ardhshme në këtë komunë.

Kjo u bë e ditur nga Komuna e Pejës.

Sipas njoftimit, LDK do të marrë dhjetë drejtori ndërsa PDK katër.

Njoftimi:

Kryetari Muhaxheri priti në takim Kryetarin e PDK-së në Pejë, z.Haliti

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Kryetarin e degës së PDK-së në Pejë, z.Xhavit Haliti.

Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori.

Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët, që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat