Dalin emrat e drejtorëve të PDK-së në komunën e Pejës

Peja

Dalin emrat e drejtorëve të PDK-së në komunën e Pejës

Më: 13 janar 2022 Në ora: 18:15
Xhavit Haliti dhe Gazmend Muhaxheri

LDK-ja dhe PDK-ja kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në katër vitet e ardhshme.

Finalizimi i marrëveshjes është bërë sot nga kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri dhe Xhavit Haliti i PDK-së.

Sipas kësaj ujdie, PDK do t’i ketë katër drejtori.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se Nasret Hajrizi – do jetë Drejtor i Zhvillimit Ekonomik, Arta Vokshi Nallbani – Drejtoreshe e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Gëzim Gashi  Drejtor për Emergjencë, Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe Agron Haliti – Drejtor i Inspektorati.

Në anën tjetër, LDK do të udhëheq me 10 drejtori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat