Muhaxheri ankohet se Qeveria nuk e ndau asnjë cent për Pejën

Peja

Muhaxheri ankohet se Qeveria nuk e ndau asnjë cent për Pejën

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:22
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i komunës së Pejës dhe nënkryetar i LDK-së në nivel qendror Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se viti 2021/22 është hera e parë në historinë e pasluftës, që Qeveria qendrore nuk ka ndarë asnjë cent, drejtpërdrejt për projekte në komunën e Pejës.

Deklaratën Muhaxheri e ka bërë sot, në ‘RADIO 1’.

“Kemi pasur qeverisje të shkuara, bile që kanë pasur ministra edhe nga partitë tjera, jo nga LDK që janë ofruar, kanë kërkuar projekte, kanë marrë mendime, kanë pranuar planet dhe prioritetet tona dhe kemi bashkëpunuar. Qeveria e Kurtit, është kjo qeveri e cila asnjë cent për Pejën kësaj radhe nuk e ka ndarë, pra për komunën. Investimi i planifikuar për Spitalin Rajonal të Pejës, që kanë thënë se do ta bëjnë, e mirëpresim, është rajonal dhe është mirë. Por po flas për komunën e Pejës, asnjë cent. Se a do të ketë në të ardhmen, presim mos po ndodhë më 2023.”-tha Muhaxheri.

Kreu i Pejës Gazmend Muhaxheri tutje ka folur për kompletimin e Ekzekutivit komunal për mandatin e tretë, me çrast ka thënë se drejtorët e rinjë, që kanë marrë detyrën për herë të parë, pret që shumë shpejt tja paraqesin një raport dhe një plan dinamik të drejtorive përkatëse, përderisa ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë për të dhe LDK-në, për një mandat të tretë në komunën e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat