“Përleshja nisi në një kafiteri”, flasin dëshmitarët për rastin ku vdiq një person në Pejë

Peja

“Përleshja nisi në një kafiteri”, flasin dëshmitarët për rastin ku vdiq një person në Pejë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 17:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetari Valdrin Daci ka treguar detaje se si ka ndodhur therja me thikë sot në Pejë e ku ka mbetur i vdekur një person.

Daci deklaroi se sipas dëshmitarëve mosmarrëveshja mes tyre ka nisur në një kafiteri.

“Ka ndodhur një përleshje në mes të dy personave, nga e cila ka rezultuar një i vdekur dhe një i lënduar, por jashtë rrezikut për jetë. Sipas dëshmitareve rasti ka ndodhur pas një përleshje në një kafiteri pranë këtu”, tha ai.

Ai tha se njëri nga të plagosurit ka vdekur pak pa u nisur në QKUK.

“Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Para se të niset për në QKUK njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Këto janë informacionet që i kemi deri më tani. Nuk njihen për dukuri negative në Pejë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat