Policia në Pejë vetëm gjatë janarit shqiptoi 5,760 gjoba në komunikacion

Peja

Policia në Pejë vetëm gjatë janarit shqiptoi 5,760 gjoba në komunikacion

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se gjatë muajit janar ka shqiptuar 5,760 fletë gjoba në komunikacion.

Sipas një njoftimi thuhet se nga këto gjoba, 2125 fletë gjoba janë lëshuar për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar, 504 fletë gjoba për mos respektim të shenjave të komunikacionit, 154 për kalim të afatit të regjistrimit të veturave, 627 për rripin e sigurisë gjatë ngasjes së veturës, 109 vozitje e veturës pa patentë shofer, 140 mos përshtatje të kushteve të rrugës, 53 fletë gjoba për tejkalim/anashkalim i parregullt.

Ndërsa fletë gjobat tjera janë për kundërvajtje tjera bazuar legjislacionit për rregullimin dhe sigurinë në komunikacion.

“Policia rajonale në Pejë gjithashtu kanë realizuar fushata vetëdijësuese në koordinim me Divizionin e Komunikacionit rrugor, kanë pas takime dhe punë koordinuese me Institucionet Komunale dhe qendrore për koordinimin e punëve dhe detyrave në rregullim të komunikacionit e që do ndikonte direkt edhe në parandalimin e aksidenteve në rrugët e vendit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë vazhdon të jetë e angazhuar me të gjitha njësitet e veta në teren si në ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarit, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike por edhe në rregullim të komunikacionit, dhe mbi bazën e nevojës për një ambient të qetë dhe të sigurt i fton qytetarët që të respektojnë ligjet e zbatueshme në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat