Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor, i dyshuar për dhunim dhe shantazh

Peja

Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor, i dyshuar për dhunim dhe shantazh

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë​, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj te pandehurit (zyrtar policor), G.L..

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Shantazhi” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themeloren të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës se paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Pejë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat