Një muaj paraburgim për 16 të arrestuarit për fajde në Pejë

Peja

Një muaj paraburgim për 16 të arrestuarit për fajde në Pejë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit prej 30 ditësh për 16 të arrestuarit për fajde.

“Ndaj të pandehurve Kismet Krasniqi, Isa Camaj, Sokol Dembogaj, Besnik Mehmetaj, Driton Podrimçaku, Fadil Zhabollaj, Tafil Alimusaj, Astrit Grabovci, Petrit Kastrati, Valon Kastrati, Alush Bajraktaraj, Labinot Elshani, Shaip Mehmetaj, Orhan Lukaj, Sylë Jusaj, Astrit Kastrati, caktohet masa e paraburgimit.

Masa mund të zgjasë nga data 22.02.2022 nga ora 08:30 e gjer më 22.03.2022”, thuhet në vendim.

Sipas Prokurorisë, të arrestuarit akuzohen për dhënie të parave me fajde, presion, shtytje, kanosje dhe vepra të ngjashme që lidhen me këtë vepër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat