Gjatë shkurtit janë shqiptuar 6,858 gjoba në trafik në rajonin e Pejës

Peja

Gjatë shkurtit janë shqiptuar 6,858 gjoba në trafik në rajonin e Pejës

Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Gjatë muajit shkurt nga njësitet dhe Stacionet Policore në Pejë janë shqiptuar gjithsejtë 6,858 fletgjoba, për kundërvajtësit të cilët nuk kanë respektuar ligjin mbi komunikacionin rrugor.

Policia bën apel të mos drejtoni automjetin kur jeni të lodhur apo pa gjumë dhe mos të vozitni nën ndikimin e alkoolit.

“Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë gjatë drejtimit të automjetit.

Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë pjesëmarrësve në rrugë që shkelin ligjin e trafikut dhe zero tolerancë do të aplikohet ndaj tyre, me të vetmin qëllim që të kemi sa më pak aksidente”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat