Kapen 36 tonë mish i skaduar, flet pronari

Peja

Kapen 36 tonë mish i skaduar, flet pronari

Më: 16 mars 2022 Në ora: 21:37
Mishi me afat të skaduar

Në depon e ELKOS-it në Pejë janë konfiskuar rreth 36 tonë mish që nuk bënte për konsum.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, në lidhje me këtë çështje është ndaluar një person për 48 orë. Klani mëson se bëhet fjalë për përgjegjësin e depos.

Në AUV thonë se e gjithë sasia tashmë është asgjësuar. Ndërkaq në ELKOS arsyetohen se këtë sasi nuk e kanë lajmëruar për shkak se kanë qenë në pritje të një përgjigjeje nga një furnitor, i cili i ka sjellë produkte të dëmtuara. Më pas për të gjitha këto në plan kanë pasur t’i lajmërojnë organet përkatëse e më  pas t’i asgjësonin.

Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për krejt atë sasi pa afat, një pjesë prej tyre ka qenë e dëmtuar dhe tjetra në pritje të përgjigjes nga furnitori, që është jashtë vendit.

Këta deklarojnë se mishi tashmë i konfiskuar ka qenë në hapësirë të ndarë nga malli për konsum, dhe po mbahej në temperatura të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat