Shtrohet asfalti i ri, eshtrat e ballistëve të Pejës dalin në sipërfaqe

Peja

Shtrohet asfalti i ri, eshtrat e ballistëve të Pejës dalin në sipërfaqe

Më: 2 prill 2022 Në ora: 23:09
Shtrohet asfalti i ri, eshtrat e ballistëve të Pejës dalin në sipërfaqe

Shtrimi i një rruge me asfalt në Tabje të Pejës, ka shpërfaqë diçka të pazakontë.

Eshtrat e ballistëve të kësaj ane kanë dalë në sipërfaqe si pasojë e punimeve të kryera.

Drejtori i Qendrës për Hulumtime Shoqërore dhe Historike, Afrim Shabani, thotë se për këtë gjë nuk u përkujdes askush nga Komuna e Pejës.

“Para shtatë vjetësh i kemi ndërprerë ndërtimet e shtëpive pasi në sipërfaqe dilnin eshtrat. Kësaj radhe kanë shtruar asfalt edhe eshtrat kanë dalë në sipërfaqe. Për këtë nuk janë interesuar as nga inspektorati, policia, shërbimet publike në Pejë”, tha Shabani.

Ai, mes tjerash, tha se pas kësaj e kanë informuar Institutin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat