Policia deklarohet për fëmijën që ra në Lumbardhin e Pejës

Peja

Policia deklarohet për fëmijën që ra në Lumbardhin e Pejës

Më: 9 maj 2022 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Njëri prej qytetarëve që ka ndihmuar në shpëtimin e fëmijës njoftohet të ketë qenë prindi i saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin teksa ka theksuar se fëmija ka pësuar disa lëndime të lehta trupore.

Ai gjithashtu theksoi se lëndime ka pësuar edhe njëri nga te personat të cilët ndihmuan në shpëtimin e fëmijës, transmeton lajmi.net.

“Rreth orës 19:45 policia ka pranuar informatën se në lumin e qytetit, në vendin e njohur si “Parku i Vogël”, një fëmijë ka rënë në lumë dhe në vendin e ngjarjen kanë dal menjëherë njësitet kompetente. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe ambulanca dhe zjarrfikësit”, u shpreh ai.

Ndryshe fëmija si dhe tre personat të cilët kishin hyrë në Lumbardhin e Pejës për të shpëtuar atë, janë dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

Ndërkaq, sipas ekipit mjekësor fëmija dhe personi tjetër  i lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat