Nagavci në festën e Abetares në Pejë: Kosova e Shqipëria do e kenë Abetaren e përbashkët unike e cilësore

Peja

Nagavci në festën e Abetares në Pejë: Kosova e Shqipëria do e kenë Abetaren e përbashkët unike e cilësore

Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:33
Arbërie Nagavci

Në qytetin e Pejës po mbahet festa e Abetares, ku po marrin pjesë fëmijët e klasëve të para nga Kosova edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, e Pesheva.

Fëmijët thanë se janë shumë të lumtur që kanë mundësi që këtë festë ta kremtojnë bashkë edhe me shumë moshatarë nga shkolla të tjera.

Në këtë ngjarje e pranishme është edhe ministrja e arsimit Arbërie Nagavci, e cila uroi nxënësit për festën e Abetares.

Derisa tha se këtë festë e bën më madhështore edhe fakti që nga shtatori Kosova e Shqipëria do të kenë Abetaren e përbashkët unike e cilësore.

Përgëzime për fëmijët pati edhe kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri, që si nikoqir i kësaj ngjarje u uroi të gjithëve të kalojnë momente të mira në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat