Bastiset lokali ku po zhvilloheshin lojëra fati – kapen armë, fishekë e thikë

Peja

Bastiset lokali ku po zhvilloheshin lojëra fati – kapen armë, fishekë e thikë

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Pejë,  pasi gjatë bastisjes në një lokal ku dyshohej për lojëra fati, është gjetur dhe konfiskuar një armë me pesë fishekë, një thikë dhe tre telefona.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Binak Qela” të këtij qyteti.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin pasi nuk ishte biznes i regjistruar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat