Fëmija pëson lëndime trupore, dërgohet në spital të Pejës

Peja

Fëmija pëson lëndime trupore, dërgohet në spital të Pejës

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 14:24
Fotoilustrim

Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga vetura.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vitomiricë.

"Sot, rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë- Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", tha Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat